Lajme

Burjani: Protesta e PSD-së pati qëllim të tregoj opozitarizëm jashtë-institucional!

12/02/2023 17:25
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, ka folur në lidhje me protestën e Partisë Social Demokrate që u mbajt dy ditë më parë në Prishtinë.

Kjo protestë erdhi si kundërshtim ndaj vizitës së Kryetares së Dhomave të Specializuara në Kosovë, Ekaterina Trëndafilova.

Burjani tha se protesta pati dy qëllime, të mbetjes besnike të parimeve të dikurshme të një pjese të PSD-së që ishin VV dhe të tregoj opozitarizëm jashtë-institucional.

“Eshtë protestë me qellim të mbetjes besnike të parimeve politike të dikurshme të një pjese të PSD që dikur ishte VV. Qëllimi i dytë ishte që PSD të tregoj opozitarizëm jashtë institucional dhe me qëllim të rritjes së partisë për të kaluar pragun zgjedhor në zgjdhjet ardhshme.”

“Në mungesë të një qendrimi të ndryshëm të pushtit aktual dhe opozitës parlamentare rreth punës së deritashme të kësaj gjykate, PSD po shfytëzon mos-gatishmërinë e të menduarit ndryshe për këtë gjykatë. Pra ideja është të berit konkurrencë dhe me qëllim përfitimi politik” deklaroi Burjani për “Gazeta Blic”.

Në protestë u hodhën edhe tymuese ç’ka solli arrestimin e gjashtë aktivistëve të këtij subjekti politik përfshirë kryetarin Molliqaj.

Molliqaj pas lirimit nga burgu deklaroi se dhuna joproporcionale policore u pa dhe nuk ka justifikim.

“Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti sapo u liruam. Dhuna joproporcionale e policore u pa. Ajo nuk ka justifikim. Duke u munduar t’i dëshmohen kryetarës së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena. Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që znj. Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi. Kjo gjykatë, me këtë kryetare, sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah sa politike dhe anti-UÇK është. E vërteta nuk lejon makiazhin. Maskë nuk ka më. Ajo u pa” shkruan Molliqaj raporton Gazeta Blic.

Lirohet Dardan Molliqaj dhe aktivistët e PSD-së të arrestuar në protestën kundër Trendafilovës