Sporti

Anulohet fluturimi i Manchester United, skuadra do të udhëtojë me autobus drejt Newcastle

12/02/2023 16:58
nga:E K

Manchester United është detyruar të udhëtojë me autobus drejt Newcastle, pasi fluturimi i tyre u anulua për shkak të kushteve atmosferike.

United tani do të duhet të marrë dy autobus dhe të udhëtojë tre orë në verilindje ku do të përballet me Newcastle në një ndeshje vendimtare në kërkimin e kualifikimit në Champions League.

Temperaturat në Manchester ranë nën zero dhe Met Office ka shpallur një paralajmërim për motin.

Lojtarët e United mbërritën në Aeroportin e Manchesterit mëngjesin e sotëm duke pritur që të bënin një fluturim të shkurtër për në Newcastle, por tani do të duhet të ulen në një autobus për disa orë.

Ndryshimi i planeve pengon përgatitjet para ndeshjes të United dhe Erik Ten Hag do të shpresojë se nuk do të ndikojë në performancën e lojtarëve të tij.