Lajme

‘Paga 7500 euro e Gani Jakupit’ Kastrati: Krim i organizuar dhe korrupsion i madh!

12/02/2023 16:28
nga:Y I

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me temën më të ‘nxehtë’ të momentit, pagesën prej 7500 euro për këshilltarit e Ministres, Donika Gërvalla.

Kastrati tha se të njëjtit bëjnë diçka të tillë pasi ata llogarisin në atë që këta i kanë quajtur vetë se 45% janë analfabetë funksional.

Ai tha se të njëjtit e kanë një rehati pasi e ndjejnë veten të pandëshkuaeshëm.

“Paga e Gani Jakupit 7500 euro në muaj, paga e policit diku 500 euro e arsimtarit 500 euro e ushtarit të FSK-së diku 500 euro, pra kjo është arroganca e kësaj qeverie. A di pse e bëjnë këtë? Këtë e bëjnë sepse ata llogarisin në atë që këta i kanë quajtur vetë se 45% janë analfabetë funksional dhe ne tani mundemi me ba çfarë të duam. ‘Mundemi me vjedh sa të duam, me i hyp mbi krye qytetarit dhe a po sheh që këta nuk po reagojnë’. Pra e kanë krijuar një farë comfort-zonë të vetën ku e ndjejnë vetën të pandëshkueshëm”

“E kanë gabim sepse edhe ata që i kanë “trutë e shpëlara” nuk i përkrahin më në një situatë sikur kjo, në një krizë të tillë ku mezi mbijetojnë arsimtarët me 500 euro. policët dhe ushtarët dhe këta qohen dhe i japin 7500 euro rrogë një artsiti i cila s’ka lidhje me diplomaci, që të lobojë në shtetet (Belgjikë, Luksemburg, Holandë) të cilat ne tashmë na aknë njohtë. Psh, kryeministri i Spanjës ka deklaruar se do ta njohin Palestinën, gjysma e të cilët qeveriset nga Hamasi kurse Kosovës i thotë pritni edhe 100 vjet. Ky këshilltari që paguhet 7500 euro le të shkojë ta bindë kryeministrin e Spanjës, aty ku jeton vetë, me njoftë Kosovën. Pra është absurdi i radhës, është hajdutëri” deklaroi Kastrati për “Gazeta Blic”

Kastrati u shpreh se procesi ka qenë i montuar dhe se ky është krim i organizuar dhe korrupsion i madh.

“Ka qenë krejt proces i montuar sepse me 13 qershor këta e kanë shpallë ofertën dhe vetëm dy ditë e kanë mbajtë të hapur. Me 15 Komisioni vlerësues në Ministri është mbledh dhe me datën 19 qershor ja ka dhënë kompetencat ambasadorit, Agron Bajrami, në Bruksel. Me datën 20 menjëherë ky e ka lidh kontratën me Gani Jakupin me të cilin janë ‘dosta goxha të ngushtë’. Pra ky është një proces i montuar, krim i organizuar dhe korrupsion i madh” deklaroi Kastrati në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/