Sporti

Gjilani ‘shkatërron’ Lirinë në Prizren, merr fitore shumë të rëndësishme

12/02/2023 14:56
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Gjilanit ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në Superligë.

‘Skifterat’ triumfuan me rezultat 0 me 4 ndaj Lirisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Basa, Heric dy herë dhe Elton Cale shënuan golat e fitores, kurse Liria luajti për më shumë se 65 minuta me një lojtar më pak, kjo për shkak se Melos Zenunaj u ndëshkuar me karton të kuq.

Gjilani ngjitet në vendin e 7-të me 17 pikë, kurse Liria mbetet në fund të tabelës me 9 pikë.

/GazetaBlic Sport/