Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se katër pengje, Eliyahu Margalit, Mia Goren, Ronen Engel dhe Aryeh Zalmanovich, kanë vdekur në Gaza.
Hagari tha se familjarët e robërve të vdekur janë njoftuar, por nuk ka specifikuar se si kanë vdekur robërit dhe as kur, shkruan Al Jazeera.
Times of Israel raportoi gjithashtu se një deklaratë e lëshuar në emër të Kibbutz Be’eri të premten njoftoi vdekjen e një prej banoreve, Ofra Keider, në Gaza. Ajo ishte zënë rob më 7 tetor.
Një tjetër rob, Guy Iluz, u shpall i vdekur nga shkolla e mesme nga e cila u diplomua, pa dhënë detaje të mëtejshme, tha faqja e internetit.
Më herët të premten, Izraeli njoftoi për vdekjen e Ofir Tzarfati, i cili gjithashtu u kap rob më 7 tetor.


