Mauricio Pochettino e ka mbrojt Moises Caicedo teksa përgatitet të përballet me ish-klubin e lojtarit, Brightonin.
Chelsea mundi Liverpoolin për mesfushorin ekuadorian dhe thyeu rekordin e transferimeve britanike duke shpenzuar 115 milionë funte.
Pochettino pohon se duke marrë parasysh pritshmëritë për lojtarin në “Stamford Bridge”, do të ishte e padrejtë të krahasonin paraqitjet e tij.
“Unë mendoj se është një proces. Tundimi është të analizosh dhe krahasosh një lojtar nga një sezon në tjetrin kur nuk është e drejtë. Është një mjedis tjetër, moment i ndryshëm. Ai mbërriti kur ne tashmë po luanim ndeshje në Premier League. Është një situatë emocionale që ndodhi me të. Më pas ai u lëndua me ekipin e tij kombëtar dhe nuk ka pasur kohë për të pushuar apo rikuperuar. Tani kemi disa muaj që lojtarët të pushojnë dhe të luajnë dhe të përqendrohen te Chelsea. Është e padrejtë të krahasosh lojtarët nga një sezon në tjetrin”, tha ai në një konferencë për media.
22-vjeçari pritet të startojë për skuadrën e Pochettino-s kur ata të përballen me Brighton të dielën, më 3 dhjetor.


