Lajme

Granit Plava pranon krimin, thotë se u pagua nga Naim Murseli për ta kryer vrasjen

12/01/2023 18:22
nga:Y I

Granit Plava, bashkëfshatar i Naim Murselit dyshohet se është personi që ka marrë përsipër ekzekutimin e Liridona Murselit, bashkëshortes së Naim Murselit.

Vrasjen, Granit Plava dyshohet ta ketë kryer për llogari të Naim Murselit i cili e ka paguar për ta kryer krimin.

Paparaci.com merr vesh se ai tashmë ka pranuar krimin para policëve hetues duke thënë se krimin e ka kryer në këmbim të parave.