Sporti

Onana, Ten Hag e merr në mbrojtje: Vetëm një portier ka bërë më mirë

12/01/2023 17:02
nga:E K

Andre Onana vijon të gabojë mes shtyllave të Manchester United. Kameruanasi është transformuar plotësisht nga portieri fantastik që ishte sezonin e kaluar tek Interi.

Aventura në ishull nuk po shkon si e kishte menduar. Ndërkohë që përballë Galatasarayt në Champions League erdhën dy gabimet e radhës në barazimin dramatik 3-3.

Gjithsesi, në mbrojtje të Onanas ka dalë trajneri Erik ten Hag, i cili thekson se vetëm një portier ka bërë më mirë se 27-vjeçari në Premier League.

“Nëse analizojmë me kujdes rendimentin e tij, kuptojmë se Onana është portieri i dytë më i mirë në Premier League bazuar në statistika.

Sa i përket golave ​​të shmangur, vetëm Thomas Kaminski i Lutonit deri më tani është shfaqur më mirë se ai”, thekson tekniku holandez.

United e pret një transfertë tepër e vështirë të shtunën në kampionat. Përballë Newcastle në “St. James Park”.