Sporti

Remzi Ejupi: Jemi të mjerë që s’dimë ta shfrytëzojmë një diamant si Besnik Hasi

12/01/2023 15:46
nga:Mergim Rreci

Ish presidenti i skuadrës së Prishtinës, Remzi Ejupi ka reaguar në lidhje me diskutimet e mëdha për rolin e trajnerit tek Kombëtarja e Kosovës.

Sipas tij, Besnik Hasi është trajner i duhur për të qenë në krye të ‘Dardanëve’, por që fatkeqësisht emri i tij nuk respektohet, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai tha se në krye të FFK-së ka njerëz të lindur dhe të rritur inferiorë dhe të padijshëm, që për ta mbajtur këtë pushtet të vjedhur e të pamerituar, do të vazhdojnë ta dëmtojnë rëndë futbollin tonë, e të mos respektojnë emra të mëdhenj si rasti i Besnik Hasit.

Ja postimi i tij i plotë: