Lajme

‘Asociacioni i vitit 2015, për ne si Guxo, është i papranueshëm’- Sonte në Blic Interview i ftuar Faton Peci!

12/01/2023 16:13
nga:Y I

Sonte i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin është ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Ministri Peci përgjigjet në shumë tema të ‘nxehta’ të aktualitetit politik dhe në dikasterin që ai përfaqëson.

1-Si u zgjodh Gani Jakupi, këshilltar i Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla?

2- Çfarë qëndrimi mban partia “Guxo” për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe?

3-A ka presion të shtuar ndërkombëtar ndaj Kosovës për të nënshkruar marrëveshjen?

4- A do të marrë pjesë partia “Guxo” në zgjedhjet e ardhshme?

5-Si po vazhon puna në Ministrinë e Bujqësisë?

Për këto e shumë tema të tjera flet në Blic Interview ministri i Bujqësisë, Faton Peci, me fillim nga ora 21:30 në RTV Dukagjini dhe Youtube.

/Gazeta Blic/