Shkruan: Shenoll Muharremi
Me kënd do të bëjë koalicion VV pas zgjedhjeve të parakohshme, kjo është një teme që do të forcohet javët e ardhshme, tash kur tema e zgjedhjeve të parakohshme do të bëhet më reale secilën ditë e më shumë.
Mos të befasohemi edhe mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshe para verës së ardhshme. Kur të shpërbëhet kuvendi, maksimum brenda 45 ditëve organizohen zgjedhjet e ardhshme. A e ke pranuar një sms nga KQZ?:)
Mesiguri Albin Kurti dëshiron të shkoj në zgjedhje parase të zbatoj Asociacionin që e ka pranuar në parim. Pse mos me shku, ai e di mirë që pas zbatimit të Asociacionit i ka së paku -10% më pak vota. Sa më shumë vonohen zgjedhjet, rritet presioni për zbatim të Asociacionit, sidomos pas zgjedhjeve në Serbi. Dikush edhe mund të thotë që qereku i parë i vitit të ardhshëm mund të na befasoj me zgjedhje të parakohshme!
Me kënd do të bëjë koalicion VV? Mvaret sa përqind do të fitoj VV në zgjedhje. E përqindja gjithashtu mvaret se kur do të mbahen zgjedhjet. Sa më herët, përqindja mundet me qenë më e lartë. Por nëse supozojmë që zgjedhjet mbahen mes marsit dhe qershorit 2024 atëher po supozojmë që VV do i ket pak mbi 30% të votave. Nëse zgjedhjet mbahen në fund të 2024 rreth apo nën 30%. Koalicioni për ta është esencial për të qenë në qeveri. Mesguri do të mbeten partia e parë.
Opcioni 1: AAK është adresa e parë e VV-së, gjithashtu më e lehta dhe natyralja. Albin Kurti do të preferonte, nëse e mundshme, një koalicion me AAK dhe Pakica. Kjo do të ja mundësonte të mbante postin e Kryeminstrit për vete apo për VV. Edhe AAK ka vullnet me qenë pjesë e qeverisë dhe kjo mbase është një ndër variantat e vetme që mundet me qenë pjesë e qeverisë. Por ka parakushte për këtë opcion. VV duhet të fitoj mbi 35%, ndërsa AAK jo më pak se 8-9%. Propabiliteti i realizimit të këtij koalicioni është nga mesatarja tek e ulëta. Me shumë gjasë nuk do të arrihet për pak.
Opcioni 2: Qeveria LDK-PDK. Ky është një opcion i mundshëm. VV nuk arrinë me i kriju numra për me votu qeverinë dhe Presidentja ja jep mandatin e formimit të qeverisë LDK apo PDK, cilado të ketë më shumë vota dhe mundësi me kriju qeverinë. LDK nuk e ka luajtur lojën e bashkimit të opozitës. “Mos ba përzini. Nuk jemi një, dallojmë shumë!” Ky është diskursi i LDK, nuk dëshirojnë të identifikohen me PDK. Kjo mundet me qenë shkaktar që ky koalicion edhe mos të ndodhë, edhe pse nëse këto dy parti kishin bashkëpunuar para zgjedhjeve, ndoshta edhe do të dilnin të parat bashkë, por befasisht nuk e duan bashkëpunimin. Propabiliteti i këtij opcion është mesatar, më i lartë sesa VV-AAK por jo edhe aq shumë i mundshëm.
Opcioni 3: Koalicioni VV-LDK. Sado që sot duket i pamundur, pas shumë tentimeve dhe bllokadave nga mos themelimi i institucioneve pas zgjedhjeve, mund të përfundojmë në këtë opcion. Si? VV nuk arrinë të bëjë numrat për qeveri, e LDK nuk dëshiron koalicion me PDK. Në këtë rast, pas shumë peripetive, lodhjes e presionit ndërkombëtar, VV dhe LDK pajtohen për koalicion. Por në këtë rast VV duhet të sakrifikoj postin e Kryeministrit, ky do të jetë kushtu kryesor i LDK dhe pa këtë LDK nuk do të pranoj. VV do të detyrohet të pranoj këtë. Si kompenzim, Albin Kurti mund të marr postin e Presidentit pasiqë mandati i Vjosa Osmanit të përfundoj. Ky mund të jetë një opcion që edhe mund të ndodhë nëse zgjedhjet organizohen pjesën e parë të vitit 2024.
Kjo Qeveria VV-LDK mund të ketë kryeministrin e LDK dhe 4-5 ministra kryesor. VV mund të ketë 2 zëvendës kryeministra dhe minsitrinë e jashtme. Sektorët e mbrojtjes dhe sigurisë e punëve sociale do t’i marr VV ndërsa LDK dikateret ekonomike dhe të energjisë. Komunitetet, politikat lokale partitë e pakicave. Kuvendi i VV dhe Presidenti i VV kur të përfundoj mandatin Vjosa Osmani. Sigurisht që ky është një probabilitet, e mos te kupton askush me shumë seriozitet se askush nuk e di si mund të zhvillohen gjërat deri atëherë.


