Lajme

Policia e Kosovës me aksion në një argjendari në Prishtinë

12/01/2023 14:40
nga:Sh R

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në një argjendari në Prishtinë.

Sipas burimeve të Portalit Dukagjini, ky aksion ndërlidhet me rastin e grabitjes së armatosur në një argjendari në Suharekë.

Pronari i kësaj argjendarie dyshohet se ka blerë arin e vjedhur nga grabitësit që dyshohet se kanë kryer plaçkitjen në argjendarin “Diakos” në Suharekë.

Pronari i kësaj argjendarie u arrestua dje nga Policia e Kosovës.