Lion Cahani është njëri ndër futbollistët që ka shkëlqyer në Ligën e Parë gjatë edicionit vjeshtor.
Cahani në 11 ndeshje me skuadrën e Drenicës, ka realizuar 3 gola dhe ka bërë 7 asistime, duke qenë njëri ndër futbollistët më të mirë në këtë nivel garash, shkruan GazetaBlic Sport.
I gatshëm të luajë si sulmues krahu, sulmues qendre si dhe si një sulmues i ‘rrejshëm’, Cahani ka dëshmuar kualitetin e tij, duke ndihmuar Drenicën të sigurojë 5 fitore dhe 5 barazime.

Kujtojmë që Cahani ka lindur në Tiranë dhe ka dalë nga Akademia e Futbollit. Në 2020-2021 ka qenë pjesë e skuadrës së moshave dhe ekipit të parë të HNK Gorica, kurse poashtu tek NK Bjelovar në Kroaci.
/GazetaBlic Sport/


