Sporti

Pioli merr më në fund lajme të mira, rikthehet Bennacer

12/01/2023 08:34
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Milan është duke kaluar një moment shumë delikat si në kampionat ashtu edhe në Champions League.

Megjithatë duket se së fundmi trajneri, Stefano Pioli ka marrë një lajm të mirë.

Mediet italiane raportojnë se Ismael Bennacer është gati për t’u bashkuar me grupin të shtunën, në ndeshjen kundër Frosinone-s.

Mesfushori, i cili iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë pas dëmtimit të marrë majin e kaluar gjatë ndeshjes Milan-Inter në Champions League (ndeshja e parë gjysmëfinale e humbur 0-2 nga kuqezinjtë), u stërvit sërish me grupin të enjten, ndërsa raportohet se u shfaq në formë të mirë.
Healthy Holiday Eating: 8 Essential Tips for Festive Celebrations

Nëse Bennacer nuk do të ketë probleme në seancën e së premtes, rikthimi i tij ndaj Frosinone-s mund të bëhet realitet