Agim Bahtirit, ish-kryetari i Mitrovicës, ka deklaruar se ka pasur një proces për ndarjen e Kosovës në dialogun me Serbinë pas vitit 2015-të.
Ai ka theksuar se ka pasur takime, investime dhe lubime për një draft të këtij procesi.
“Ju e dini që edhe në 2013-tën edhe në 2015-tën e pastaj vazhdoj me një proces tjetër për ndarjen e Kosovës… Unë e di shumë që ka pasur, ka pasur takime, ka pasur investime për ta quar përpara atë draft, ka pasur lubime për atë draft. Nuk ka spekulime këtu, unë po e them konkret dhe ju e dini konkret. Edhe e dini se kush e ka përkrahur. Nëqoftëse e lejmë politikën në tjetrën anë edhe flasim burrërisht është çfarë po them unë, nëse flasim për politik në një proces tjetër atëherë është diçka tjetër”, ka thënë ai.
Bahtiri gjithashtu ka deklaruar se këtë informatë e ka marrë në një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi, ku thuhet se kanë biseduar për këtë proces.
“Unë po them saktë se ajo u kanë edhe e dini shumë mirë si ka qenë…Unë po flas çfarë është e vërteta edhe çfarë më është thënë mua në katër sy, edhe ai e din së kush më ka thënë. Më ka thënë personalisht Hashim Thaçi, prej orës 18:00 deri më 01:00 të mbrëmjes, ashtu ka qenë, nuk kam qenë vetëm aty kanë qenë disa njerëz aty. Nuk dua të tregoj se kush ka qenë dhe ku kemi qenë. Nëse unë them diçka dhe nuk është e saktë çfarë po them unë, unë jam i gatshëm 20 vjet të shkojë në burg, unë nuk flas pa qenë i saktë, edhe asnjëherë fjalët e miaj ska mundur askush t’i mohoj” , ka deklaruar Bahtiri.
Ndërsa, analisti Dardan Gashi, ka kundërshtuar pretendimet e Bahtirit, duke thënë se ka pasur ide për ndarjen e Kosovës, por jo një proces konkret.
“Nuk është e vërtetë që ka pasur proces, unë e di që ka pasur ide, pra unë di vetëm për idetë… S’ka pasur proces për ndarjen e Kosovës, ka pasur ide, por jo proces. Nëse e gjen një letër fakt që ka pasur, sepse ide mundet të ketë gjithkush”, ka deklaruar Gashi.
Gashi shtuar se pyetjet e para drejtuar Federikës Mogherini, atëbotë përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian, nuk kanë gjetur asnjë dokument që dëshmon procesin e ndarjes së territorit.
“Pyetjet e parë që kemi pasur ndaj zonjës Mogherini i ka qenë kështu: A ka ndonjë shkresë apo dokument para se me fillu këtë takim që ndërlidhet me idenë e shkëmbimit të territoreve, dhe BE-ja në atë kohë ka thënë që nuk asnjë dokument dhe kurrë nuk ka ndodhur asnjëherë”, ka deklaruar analisti Dradan Gashi.