Lajme

Arratiset një prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, raportohet se është vëlla me grabitësin e vrarë

11/30/2023 15:22
nga:Y I

Aksioni i Policisë së Kosovës për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur që u krye më 22 nëntor në Suharekë, po vazhdon, derisa raportohet se një prej të dyshuarve është vrarë e një tjetër është arratisur.

Sipas raportimeve të mediave, personi që mbeti i vrarë është Dukagjin Gashi. Ndërkohë Sinjali raporton se i dyshuari që është arratisur është Korab Gashi, e që është vëllai i të vrarit.


Korab Gashi

Dy vëllezërit Gashi dyshohet të jenë përfshirë në grabitjen në Suharekë, ku nën kërcënimin e armës vodhën stoli ari në vlerën e rreth 250 mijë eurove.