Lajme

Këta janë dy personat që u arrestuan sot të dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

11/30/2023 14:04
nga:Y I

Një operacion i madh i ndërmarrë nga Policia e Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë javën e kaluar.

Bëhet e ditur se Policia ka arrestuar në këtë aksion Bujar Bashën dhe Leotrim Cakollin, ndërsa në arrati është Korab Gashi.

Gjatë këtij aksioni raportohet se ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit e dyshuar, ndërsa një polic është plagosur në këmbë./Indeksonline/

Arrestohen edhe dy persona, dyshohen për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë