Lajme

Ngjarje e rëndë: Vritet një 52-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se u ther për vdekje nga dhëndri i tij

11/29/2023 23:21
nga:Gazeta Blic

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën ‘Ali Vitia’, ku një person dyshohet se ka therur për vdekje vjehrrin e tij.

Burimet e Sinjali bëjnë me dije se viktima është dërguar në gjendje të rëndë në spital dhe i njëjti s’ka arritur t’i përballojë plagët e marra.

Gazeta Blic ka provuar ta konfirmoj rastin, por nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë detaje.

Prokuroria deklarohet për vrasjen e gruas në Prishtinë