Lajme

Veriu i SHBA pushtohet nga bora, banorët paralajmërohen për rrezikun nga moti i keq

11/29/2023 21:02
nga:Y I

Një stuhi e madhe dëbore ka goditur Ohajon dhe shtete të tjera veriore të në SHBA, duke krijuar kushte të rrezikshme.

Paralajmërimet për rrezikun nga moti janë në fuqi në disa zona.

Fenomeni i motit i quajtur “efekti-liqenor i borës” ka shkaktuar zbardhjen e të gjithë rajonit të Liqeneve të Madha në kufirin me Kanadanë.

Fenomeni shkaktohet nga përplasja e ajrit të ftohtë që vjen nga veriu, me ujin më të ngrohtë të liqeneve, çka sjell reshje të dendura dëbore.

/Euronews Albania/