Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në mbledhjen e mbajtur sot në Kuvendin Komunal, ka theksuar se qyteti është duke u pajisur me ndriçim publik më ndryshe se në projekte të tjera.
Ai tha se dritat të cilat po vendosen janë projekt i parë në Republikën e Kosovës të ndara për komunën e Rahovecit.
Latifi tha se në qytet është duke u realizuar një punë shumë e madhe dhe se ndriçimi publik po zgjerohet edhe në zona tjera jashtë qytetit.
“Zgjerimi i ndriçimit publik është projekt që po vazhdon pra edhe ndërrimi i dritave efiçiente vendosja e dritave të reja efiçiente digjitale po vazhdon, ndoshta për herë të parë jam i kënaqur me operatorin ekonomik siç është ky që po merret me digjitalizimin e rrjetit të ndriçimit publik. Është proces që vazhdon edhe në ato që ka defekte edhe pse natyrisht janë evidente edhe vonesat ndonjëherë, mirëpo kur bëhet fjalë për 7000 e disa drita nuk është e thjeshtë ka edhe dëmtime të cilat janë shkaktuar të cilat duhet me i rikuperuar. Nganjëherë varet se vijnë nga jashtë dhe secila ka senzorin e tyre, ka disa punë dhe çdo vendbanim i komunës së Rahovecit, në qytet është bërë një punë e madhe mund të ketë edhe pak punë në zgjerim të ndriçimit publik, përndryshe të gjitha dritat janë digjitale. Vendosjen e dritave efiçiente digjitale smart produkte të certifikuara nga BE-ja, deri më tash kanë qenë kineze edhe zgjerimin, një herë po shkojmë në disa pjesë kryesore.Është projekti, mos harroni është projekti i parë në Republikën e Kosovës digjitalizimi i rrjetit ndriçimit publik me drita efiçiente pra smart me produkte të cilat janë të certifikuara nga BE”, tha Latifi.
Sot (e mërkure) në mbledhjen e njëmbëdhjetë të Komunës së Rahovecit, u diskutua po ashtu edhe për projekte të tjera të kësaj komune.


