Lajme

Ministria e Shëndetësisë palestineze: Izraeli vrau 2 fëmijë në Bregun Perëndimor

11/29/2023 15:52
nga:Y I

Sipas BBC, dy fëmijë janë vrarë nga forcat izraelite në Jenin, Bregun Perëndimor të pushtuar, tha Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Nëntë vjeçari është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa 15 vjeçari në gjoks.

Ushtria izraelite i detyroi banorët e lagjes ad-Damj të largoheshin nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e armëve dhe shkatërroi rrugët në lagje, thanë disa burime të sigurisë dhe lokale.

Ndërsa agjencia e lajmeve Wafa tha se ushtria gjithashtu bombardoi një shtëpi duke përdorur një dron.