Lajme

Rama e Maqedonci biseduan për bashkëpunim mes dy institucioneve në fushën e ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit

11/29/2023 15:23
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se në këtë takim biseduan për bashkëpunimin mes dy institucioneve në fushën e ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit në rast të fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga dora e njeriut, shkruan Arbresh.info.

“U dakorduam që të kemi edhe më tutje koordinim të aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga institucionet përkatëse.”, shkroi Rama.