Lajme

PSD njofton se janë arrestuar gjashtë aktivistë: Kërkojmë urgjentisht të lirohen, metodat frikësuese nuk na ndalin

11/29/2023 15:07
nga:Sh R

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka njoftuar se gjatë protestës së sotme janë arrestuar gjashtë aktivistë: Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.

PSD ka kërkuar që “urgjentisht të lirohet” aktivistët e saj.

“Në kundërshtim të Gjykatës Speciale, gjatë protstës së PSD janë arrestuar gjashtë aktivistë: Kryetari Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi. Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speiciale. Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezictenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë. Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë!”