Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Sadriu Osmani, është shprehur e kënaqur me ftesën e presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj për festën e Ditës së Pavarësisë së shtetit shqiptar.
“Kënaqësi të marrë pjesë në pritjen e Presidentit Bajram Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.
Më tej e para e shtetit të Kosovës e ka uruar 111 vjetorit të shpalljes se pavarësisë, Shqipërinë “Gëzuar Shqipëri!”.
“Gëzuar shqiptarë kudo që jeni!”, ka përfunduar duke i uruar Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Sadriu Osmani.
Kënaqësi të marrë pjesë në pritjen e Presidentit @BajramBegajAL për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Gëzuar Shqipëri! ??
Gëzuar shqiptarë kudo që jeni! ? pic.twitter.com/zg1DVGjUxt— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 29, 2023


