Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë, u kap me 11 qese marihuanë

11/29/2023 08:43
nga:Sh R

Një person është arrestuar dje pasdite në Prishtinë pasi gjatë një kontrolli në veturën e tij, Policia ka gjetur 11 qese me marihuanë.

Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 16 gramë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.