Sporti

Liga e Kampionëve vjen edhe sonte me ndeshje fantastike

11/29/2023 08:59
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe mbrëmjen e sotme.

Ndeshjet më interesante pritet të jenë ato në Grupin A dhe Grupin B, sepse ende nuk janë vendosur skuadrat e dyta që do të kalojnë tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Në Grupin A, Galatasaray dhe Manchester United përballen me fillim nga ora 18:45, kurse Bayern Munich dhe Copenhagen me fillim nga ora 21:00.

Tek Grupi B, PSV dhe Lens po luftojnë për pozitën e dytë, me të dy skuadrat që do të luajnë sonte në transfertë ndaj Sevillas, respektivisht Arsenalit.

Sfidë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Real Madridit dhe Napolit.

/GazetaBlic Sport/