Lajme

Përshihet nga zjarri një banesë në Fushë Kosovë, shkak mbushësi i telefonit

11/29/2023 08:39
nga:Sh R

Një person ka raportuar në policisë se si pasojë e një mbushësi të telefonit, nga zjarri i është përfshirë banesa e tij.

Rasti ka ndodhur të martën në Fushë Kosovë dhe përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rruga e Pejës, Fushë Kosovë 28.11.2023 – 04:25. Viktima mashkull shtetas i huaj, ka informuar se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) nga zjarri i është përfshirë banesa e tij. Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në njoftim.