Lajme

Hovenieri viziton Patrikanën Ortodokse Serbe

11/28/2023 21:26
nga:Genita C

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka vizituar sot Patrikanën Ortodokse Serbe në Pejë.

“Gjithmonë kënaqësi që ta vizitoj Pejën. E çmoj mikpritjen e ngrohtë dhe mundësinë që ta vizitoj sërish Patrikanën Ortodokse Serbe, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s, dhe të përsiat teksa i shikoj freskat e saj të lavdishme”, ka shkruar Hovenieri në Twitter.