Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Llukë të Deçanit.
Një 18 vjeçar dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se viktima është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, teksa rasti është raportuar rreth orës 17:45.
“Njësitet e Policisë bashkë me shërbimet emergjente shkuan menjëherë në vendngjarje, ku mjeku konstatoi vdekjen e personit. Hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer nga sektori i hetimeve rajonale” deklaroi Gashi.
Gjendet i vdekur një 18-vjeçar, dyshohet se ka kryer vetëvrasje


