Për nderë të festës së 28 nënorit Ditës së Flamurit, në fahrin Qendresë të Obiliqit është zbuluar pllaka përkujtimore dedikuar shtëpisë së Asllan Fazliut që shërbeu si shtab të UCK-së në vitet ‘98-99.
Në ceremonine zyrtare të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, deputeti i Kuvendit të Kosovës Fatmir Humolli, komandanté dhe luftëtarë të Brigades 151 Zahiri Pajaziti të Zonës Operative të Llapit.
Gashi dhe Humolli, të dy ushtarë e komandantë në UCK, duke uruar për Ditën e Flamurit, kanë thënë se është nderë që pllaka kushtuar UCK tashmë po përjetësohet si shenjë falenderimi për kontributin e familjes Fazliu dhe fshatit Qendresë.




