Lajme

Hoti e Selmanaj takojnë Escobarin: Folëm për sfidat që po kalon Kosova në dialogun me Serbinë

11/28/2023 12:42
nga:G B

Deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj kanë takuar përfaqësuesin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Hoti bëri të ditur se takimin e karakterizuan biseda të hapura me theks tek sfidat që po kalon Kosova në procesin e dialogut me Serbinë.

“Bashkëpunimi shumë i ngushtë me SHBA-të, është rruga e vetme që garanton epilog të mirë të secilit proces për Kosovën”, shkroi Hoti.

Më tej, ai tha se Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me miqësinë që kanë me ShBA-të