Sporti

Tifozët e Newcastle sulmohen nga tifozët e PSG’së

11/28/2023 10:53
nga:Mergim Rreci

Tifozët e Newcastle u sulmuan nga një grup tifozësh të Paris Saint-Germain, në një lokal në Paris.

Në pamjet e kapura, mund të shihen tifozët e Magpies , brenda hapësirës, ​​duke u përpjekur të mbrohen nga ultrasit e PSG- së. Karriget dhe tavolinat janë hedhur nga njëra anë në tjetrën dhe nga ana e tifozëve të ekipit pritës shihet edhe përdorimi i mjeteve piroteknike, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja mes PSG-së dhe Newcastle për Champions League do të zhvillohet këtë të martë, në orën 21:00. Kujtojmë se në ndeshjen e turit të parë pati edhe përplasje para ndeshjes, të cilën anglezët e fituan 4-1.