Sporti

Milan – Borussia Dortmund, formacionet e mundshme

11/28/2023 09:24
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vjen sonte me ndeshje shumë të rëndësishme.

Interesant pritet të jetë sot në grupet E dhe F, atje ku po zhvillohet një garë e ‘ngushtë’ për dy vendet që sigurojnë kalimin tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Në Grupin F, katër skuadrat, Dortmund, PSG, Milan dhe Newcastle janë ende në garë, kurse sonte mund të vendosen shumë gjëra në ndeshjet e tyre direkte.

Milan dhe Borussia Dortmund do të përballen në ‘San Siro, me takimin që luhet me fillim nga ora 21:00.

Bennacer, Caldara, Kalulu, Leao, Musah, Okafor, Pellegrino dhe Sportiello janë mungesat e mëdha tek ‘Rossonerët’ për këtë takim.

Ja formacionet e mundshme:

Milan: Maignan; Calabria, Tomori, Thiaw, Hernandez; Musah, Reijnders; Chukwueze, Loftus-Cheek, Pulisic; Giroud

Borussia Dortmund: Kobel; Sule, Hummels, Schlotterbeck, Ryerson; Can, Sabitzer; Reus, Brandt, Malen; Fullkrug

/GazeatBlic Sport/