Lajme

Alarm për bombë në një diskotekë në Prishtinë

11/28/2023 07:43
nga:G B

Në orët e hershme të mëngjesit policia ka marrë informacion për një bombë në Prishtinë.

Burimet e Klankosova bëjnë me dije se bëhet fjalë për një diskotekë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke i larguar të pranishmit.

Pas kontrollimeve nga “Njësiti i Bombave”, nuk është gjetur asgjë.

Klankosova.tv ka pyetur edhe në polici lidhur me rastin dhe do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.