Lajme

Komandanti i KFOR-it flet në telefon me komandantin e ushtrisë serbe një muaj pas takimit në Beograd

11/27/2023 18:35
nga:Genita C

Komandanti i KFOR-it, major gjeneral, Özkan Ulutaş, zhvilloi një telefonatë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq.

Ata kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre rreth zhvillimeve të fundit dhe operacionet e vazhdueshme, siç ka njoftuar KFOR në X.

“Komandanti i KFOR-it ritheksoi se KFOR, si gjithmonë, ne do të vazhdojmë të përmbushim misionin – gjatë gjithë kohës dhe në mënyrë të paanshme – për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes sipas mandat në përputhje me mandatin e saj bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së të vitit 1999”, thuhet më tej në njoftim.