Deputeti i VV’së, Gramos Agusholli thotë se Fondi sovran e vendosë Kosovën në hartën e tregjeve globale financiare.
Agusholli në një prononcim për GazetaBlic theksoi rëndësinë që ka miratimi i ligjit për Fondin Sovran.
“Fondi sovran e vendosë Kosovën në harten e tregjeve globale financiare. Fondet sovrane kanë prani në shumë shtete të zhvilluara si Turqia, Austria, Sllovenia, Singapuri e deri te Korea e jugut. Fondi sovran gjen aplikim në të gjitha llojet e pushteteve”, tha Agusholli.
Agusholli foli edhe për kritikat e partive opozitare që i kanë në lidhje me këtë ligj.
Agusholli tha se deputeti i LDK-së, Avdullah Horti ka bërë kritikë ideologjike për fondin sovran, duke thënë se FSRK ka për bazë ideologjinë ekonomike që është e kundërt me liberalizmin ekonomik.
“Nese PDK-ja kundërshton Fondin sovran, mbi çfarë ekspertize e bën atë ?
Nëse për ekspertizë kanë analizen e deputetit Hoti, ai ka bërë kritikë ideologjike për fondin sovran. Ai e ka thënë se FSRK ka për bazë ideologjinë ekonomike që është e kundërt me liberalizmin ekonomik”, thotë Agusholli.
‘Merre me mend, kritikë ideologjike. Me sa kam informacion, PDK dhe LDK njëlloj si të gjitha partitë tjera, kanë pasur ftesë t’i sjellin përfaqësuesit e tyre për të diskutuar projektin e FSRK e të adresojnë çdo paqartësi me grupin e eksperteve. E kanë refuzuar çdo takim”, tha ai.
Tutje, Agusholli thotë se tash është vonë për kritika.
Bajrami: Nuk besoj në Fondin Sovran, LDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese


