Lajme

Tahiri paralajmëron: Nëse kalon ky projektligj, do ta dërgojmë në Kushtetuese

11/27/2023 15:39
nga:Genita C

Abelard Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se Partia Demokratike e Kosovës e kundërshton projektligjin për Fondin Sovran të propozuar nga Qeveria Kurti, raporton GazetaBlic.

Tahiri thotë se ky është mashtrim i radhës i qeverisë së Albin Kurtit.

Ai paralajmëroi se nëse kalon ky projektligj në Kuvend, atëherë do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetutese.

Shkrimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës e kundërshton projektligjin për Fondin Sovran të propozuar nga Qeveria Kurti duke e vlerësuar si shfaqje të keqqeverisjes dhe mashtrimit të radhës të kësaj qeverie. Në realitet, ky Fond është një strukturë burokratike e pazbatueshme në kuadër të strukturës ekonomike të vendit tonë dhe në kuadër të rendit tonë kushtetues. Nëse do të kalojë në Kuvend, ne si Grup Parlamentar i PDK-së do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese.