Sporti

Prishtina fiton derbin ndaj Dritës, Feronikeli ’74 mposht Lirinë

11/27/2023 14:54
nga:E K

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Feronikeli ’74 arriti fitore ndaj Lirisë me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Alban Shillova në minutën e 48′ dhe Fiton Hajdari në minutën e 86’të shënuan për fitoren e Feronikelit ’74, kurse për Lirinë realizoi Ardit Topalaj.

Në anën tjetër derbi mes Prishtinës dhe Dritës i takoi kryeqytetasve.

Prishtina shënoi fitore me rezultat minimal prej 1-0 me golin e shënuar nga Blesa në minutën e 73’të nga penalltia.

/GazetaBlic Sport/