Sporti

Debutoi me Kosovën U21, Ardi Ajdini: Ndjenja dhe mundësia me përfaqësu vendin tim është e papërshkrueshme

11/27/2023 14:18
nga:E K

Lojtarët e Superligës së Kosovës po vazhdojnë të marrin ftesa si në Kombëtaren A ashtu edhe në grupmoshat e reja.

Ardi Ajdini nga Fushë Kosova ishte pjesë e Kosovës U21 për ciklin kualifikues të Kampionatit Evropian, aty ku Kosova mposhti me rezultat 3-1 Izraelin.

Ajdini për GazetaBlic Sport tha se grumbullimi me Kosovën U21 ishte ndër momentet më të mëdha të karrierës së tij.

“Pjesëmarrja në Kombetarën e Kosoves U21 për mua ka qenë një prej momenteve më të rëndësishme në karrierën time sportive deri me tani. Ndjenja dhe mundësia me përfaqësu vendin tim është e papërshkrueshme. Ky është një nder i madh dhe një mundësi për të shfaqur aftësitë dhe talentin tim në skenën ndërkombetare”.

Tutje Ajdini thotë se paraqitjet e tilla në nivele ndërkomëbtare e ndihmojnë atë që të ndërtojë karakter më të fortë sportiv.

“Ka qenë privilegj i madh që të luaj në ndeshje zyrtare dhe kam dhënë maksimumin tim ku së bashku me punën e ekipit dhe stafit të trajnerëve arritëm të marrim 3 pikë të rëndsishme. Shpresoj që me formë dhe paraqitje te mira t’i ndihmoj ekipit të Kombëtares sa herë që është e nevojshme. Kjo eksperiencë me ka ndihmuar në rritjen time si futbollist dhe në ndertimin e karakterit tim sportiv.

Pas fitores në ndeshjen kundër Izraelit u ndjeva shumë krenar jo vetëm për debutimin tim, por edhe për paraqitjen e gjithë ekipit ku luftuam shumë dhe në fund u shpërblye puna jonë. E falenderoj stafin trajnerëve dhe gjithë ekipin kombëtar për mikpritjen dhe besimin e dhënë ndaj meje“, përfundoi Ajdini për GazetaBlic Sport.