Lajme

Ndërpritet energjia elektrike për një pjesë të Prishtinës, KEDS-i tregon arsyet

11/27/2023 13:31
nga:N K

“Ju njoftojmë se për shkak të shkyçjes emergjente, respektivisht ndërrimit të transformatorëve rrymorë, një pjese të Prishtinës tashmë i është ndalur furnizimi me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it

Një pjesë e kryeqytetit të Kosovës, ka mbetur pa furnizim të energjisë elektrike.

Kështu bëri të ditur Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), në njoftimin e të cilës thuhet se “për shkak të shkyçjes emergjente, respektivisht ndërrimit të transformatorëve rrymorë, një pjese të Prishtinës tashmë i është ndalur furnizimi me energji elektrike”.

KEDS ka treguar edhe lagjet ku është ndërprerë energjia elektrike.

“Punimet për ndërrimin e këtyre transformatorëve filluan në ora 13:00. Kjo shkyçje emergjente afekton pjesërisht konsumatorët që jetojnë në rrugët: Robert Doll, Pasko Vasha, Justiniani, Garibaldi, Tirana dhe Bill Clinton”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e tyre nuk tregohet saktë se kur do të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar nga këto punime, për çka ju sigurojmë se furnizimi i rregullt me energji elektrike do t’u rikthehet brenda një afati sa më optimal”, thuhet në njoftim.