Lajme

Tahiri: Adem Demaçi ishte frymëzim i guximit për liri

11/26/2023 16:19
nga:Genita C

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Adem Demaçi ishte frymëzuesi i guximit për liri.

Kështu ka thënë Tahiri për veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi, me rastin e vendosjes së shtatores së tij në Podujevë.

“Njeriu i rezistencës, frymëzuesi i guximit për liri, baca i luftës çlirimtare, Adem Demaçi, po kthehet i përjetësuar në Llap. Në prag të festës së Flamurit, ai vjen si dëshmi e së vërtetës të një populli e guximit njerëzor, se si mund të thyhen prangat e robërisë”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka shtuar se Adem Demaçi portretizon njeriun e madh që nuk u bënë lak fjalëve.
“Baca i fjalës së lirë, e që fjalën e veprën e ktheu në zgjim të një populli, motiv të çdo luftëtari, e rreze shprese, po vjen si frymëzim i brezave. Si në jetë i përjetësuar, baca Adem, portretizon njeriun e madh, që nuk u bënë lak fjalëve. Ai, mban të gjallë ligjerimin, me kokën lartë, duke parë në sy, e gishtin drejtuar për të vërtetën e bindjen që u sakrifikua”, është shprehur Tahiri.