Lajme

Fshatrat në Has të Prizrenit mbesin pa energji elektrike për më shumë se 24 orë

11/26/2023 16:14
nga:Genita C

Moti i keq me reshje të dendura bore ka përfshirë të gjithë territorin e Kosovës prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, raporton GazetaBlic.

Në disa qytete e fshatra ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e avarive nga moti i keq.

Fshatrat e Hasit të komunës së Prizrenit kanë mbetur pa energji elektrike qysh nga dita e djeshme.

Për këtë, GazetaBlic ka kontaktuar me KEDS, por të njejtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.

GazetaBlic do t’ju mbajë të informuar