Lajme

Arrestohen dy persona, dyshohet se ndihmuan grabitësit në Suharekë

11/25/2023 21:35
nga:G B

Dy persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Dukagjinin se personat e arrestuar nuk janë ata që e kanë kryer grabitjen por ndihmësit e tyre.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, për Portalin Dukagjini ka thënë se të arrestuarit iu kanë ndihmuar grabitësve në përgatitjen e planit për grabitjen në Suharekë.

Burimet thonë se ata janë nga rrethina e Mitrovicës.