Bayer Leverkusen vazhdon marshimin drejt titullit kampion në Gjermani, edhe pse do të ketë “betejë” deri në fund me Bayern Munchen.
“Aspirinat”, që nuk fitojnë Bundesligën prej vitit 2011, fituan 0-3 në Bremen përballë Werderit vendas.
Autogoli i Deman (9’) i dhuroi avantazhin djemve të Xabi Alonsos, të cilët dyfishuan në fundin e së parë me anë të Jeremie Frimpong.
Suksesi me “tris” u kompletua nga Alejandro Grimaldo në pjesën e dytë. Kjo ishte fitorja e tetë radhazi në kampionatin gjerman për Bayer Leverkusen.
Që kryeson renditjen me 34 pikë, dy më shumë se kampionët në fuqi të Bayern Munchen


