Sporti

Taulant Seferi në formë jetësore, i dhuron fitoren skuadrës së tij në sekondat e fundit

11/25/2023 16:43
nga:Mergim Rreci

Taulant Seferi gjen golin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi i kombëtares shqiptare vendosi sfidën Hatta-Bani Yas (0-1) me golin e realizuar në minutën e katërt shtesë.

Skuadra mike luajti me dhjetë lojtarë prej minutës së 60’, por siguroi tri pikët falë golit të 27-vjeçarit nga Kumanova në “limitet” e ndeshjes.

Suksesi i sotëm ka ngjitur Bani Yas në vendin e gjashtë, ndërkohë që ishte goli i tretë sezonal në kampionat për Seferin.