Sporti

Cikalleshi në formë fantastike, vjen nga stoli dhe i dhuron fitoren Konyasporit

11/25/2023 15:58
nga:Mergim Rreci

Sokol Cikalleshi shënon në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u fut në fushë në minutën e 60’ në ndeshjen Konyaspor-Kasimpasa.

Dhe katër minuta më pas zhbllokoi takimin, duke kaluar në avantazh skuadrën vendase. 33-vjeçari shfrytëzoi një pasim të bukur nga e majta dhe dërgoi topin në rrjetë.

Duke ndezur festën e tifozëve të Konyasporit. Ky është goli i pestë sezonal në Superligën turke për sulmuesin shqiptar.

Cikalleshi nuk u ndal dhe 13 minuta përpara fundit dhuroi asistin e golit të dytë. Me brazilianin Guilherme që realizoi golin e qetësisë për skuadrën e Konyasporit.