Moderatorja, Einxhel Shkira feston sot 34 vjetorin e lindjes.
Orët e para të mëngjesit ajo i priti me urimet më të përzemërta nga familjarët, miqtë, të afërmit dhe fansat e saj.
Sigurisht, ai më i veçanti ishte urimi i partnerit të saj Dj Dagz.
Ai ka postuar në ‘Instastory’ portretin e Einxhel me djalin e tyre Trev, duke i kushtuar fjalët më të ëmbla.
“Urime ditëlindja e di që kjo ditëlindje do të jetë ditëlindja jote më e bukur meqë e kemi dhuratën më të mirë në botë, Trevin. Të duam përjetësisht”, shkruan Dagz.



