Lajme

E zuri balta teksa punonte, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në Greqi

11/25/2023 10:35
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka humbur jetën

Mdiat e huaja bëjnë me dije se shqiptari në moshën 50-vjeçare ka humbur jetën në një aksident në zonën e Salmenikos të Egjialisë në Greqi.

Sipas mediave shqiptari humbi jetën pasi u mbyt nga balta pas një rrëshqitje dheu.

Viktima raportohet se është një emigrant që kishte dokumente pune të ligjshme dhe punonte në kompaninë që ka marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit në Salmenikos.

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit.

/Euronews Albania/