Lajme

Nuk iu ekzekutohen pagat, reagon Sindikata e Minatorëve: Minatorët janë të tradhëtuar, marrëveshja thehet nga ata që e negociuan

11/24/2023 21:29
nga:Sh R

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se nuk iu kanë ekzekutuar pagat e minatorëve, ashtu siç ishin dakorduar pak kohë më parë.

Në njoftim thuhet se edhe pas datës 24 nuk është realizuar paga e Minatorëve të Trepçës  së Kosovës. Ku thonë se marrëveshja e arritur si rezultat i grevës është duke u shkelur nga bordi dhe deputetët negociator.

“Minatorët janë të tradhëtuar. Marrëveshja është thyer nga ata që e negociuan”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë: