Sporti

Warren Zaire-Emery e përfundon sezonin, lajm i keq për Enrique

11/24/2023 08:30
nga:Mergim Rreci

Lajmi i keq për Luis Enrique dhe Paris Saint-Germain në prag të ndeshjes me Monaco.

Talenti i mesfushës, Warren Zaire-Emery do të mungojë këtë të premte dhe jo vetëm, kjo pasi francezi e ka mbyllur vitin 2023.

Mesfushori pësoi një dëmtim në kavilje në sfidën ndaj Gjibraltarit dhe pas vizitave mjekësore në Paris është konfirmuar shkalla e rëndë e dëmtimit dhe tani rikthimi i tij pritet rreth muajit shkurt